Haliti: 7 Shtatori 1990 iu parapriu proceseve tjera të formimit të shtetit

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, duke uruar qytetaret e komunës së Vitisë në 30-vjetorin e shpalljes së Kushtetutës së Republikës së Kosovës në Kaçanik, më 7 shtator 1990, këtë ditë e vlerëson si shumë të rëndësishme për popullin e Kosovës. “Dita e 7 Shtatorit të vitit 1990, ka hyrë në historinë më të re të Kosovës, si ditë e vënies së themeleve të shtetit të Kosovës, që erdhi pas Deklaratës së Pavarësisë të 2 Korrikut të të njëjtit vit. Këto dy akte iu paraprinë proceseve tjera deri në pavarësimin e plotë të vendit. Me këtë rast kujtojmë angazhimin dhe sakrificën e të gjithë atyre që vepruan për lirinë e Kosovës. Tani kur Kosova është e pavarur, e njohur ndërkombëtarisht dhe kur ka bërë zhvillime të gjithanshme, kujtojmë me respekt edhe delegatët e Kushtetutës së Kaçanikut, të cilët dhanë kontribut të çmuar, duke marrë barrën historike në kohë të vështira nëpër të cilat po kalonim si shoqëri”, thuhet në urimin e kryetarit Haliti.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi merr pjesë në panelin në kuadër të “Javës së gruas”

Me ftesë të Institutit Demokratik Kombëtar (NDI), kryetari Smajl latifi mori pjesë në panelin në …