KK kundër Covid19 në Han të Elezit mbajti mbledhjen e radhës

Këshilli Komunal për zbatimin e masave parandaluese kundër COVID-19 në Komunën e Hanit të Elezit mbajti mbledhjen e radhës për të diskutuar për gjendjen aktuale. Në hapje të këtij takimi, kryetari i komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma, i njoftoi të pranishmit lidhur me gjendjen aktuale. Sipas Kryetarit Suma që nga fillimi i pandemisë së Koronavirusit në komunën e hanit të Elezit janë regjistruar gjithsej 29 raste pozitive me Covid-19, ndërsa aktualisht janë 7 raste pozitive. Gjashtë nga këto raste janë regjistruar në muajin Shtator. Edhe pse konsiderohen si raste sporadike, për kryetarin Suma dhe anëtarët tjerë të Këshilli Komunal për zbatimin e masave parandaluese kundër COVID-19 janë dëshmi se ende duhet kujdes i shtuar si dhe zbatimin e masave të institucioneve shëndetësore. Këshilli Komunal për zbatimin e masave parandaluese kundër COVID-19 shqyrtoi edhe çështje tjera që po ndikojnë në gjendjen e përgjithshme në komunë. Çështje që në veçanti u ngrit ishte nga Kryetari i BIK-së Musa Vila për të cilin mbyllja e kufirit Kosovë-Republika e Maqedonisë së Veriut ka vështirësuar në masë të madhe jetën e banorëve të komunës së Hanit të Elezit duke pas parasysh se pjesë e madhe e familjeve të komunës kanë lidhje familjare me banorët e Shkupit dhe rrethinës si dhe shumë banorë që punojnë në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Këshilli Komunal për zbatimin e masave parandaluese kundër COVID-19 e shqyrtoi edhe planin e fillimit të vitit të ri shkollorë në shkollat e komunës. Drejtori i DKA-së Menduh Vlashi i njoftoi të pranishmit se janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për fillim të mbarë të vitit shkollorë në përputhje me rrethanat e krijuara dhe bazuar në planin e aprovuar nga Ministria e Arsimit. Nga kryetari i komunës Rufki Suma u ofrua e gjithë përkrahja e nevojshme që nxënësit dhe personeli arsimorë të zhvillojnë procesin arsimorë në kushtet sa më të mira dhe të sigurta.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga skema praktike në punë

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga …