Hapësira të reja parkimi në Lagjen “Gëzim Mullabazi”

Në lagjen Gëzim Mullabazi” janë përuruar 38 hapësira të reja parkimi si dhe këndi lojërave dhe argëtimit. Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi i cili mori pjesë në përurimin e hapësirave të reja të parkimit, në postimin e tij në facebook ka shkruar:

Përuruam 38 parkingje të reja në rrugën “Gëzim Mullabazi”, në afërsi të shoqatës “Hareja”. Banorët e banesave në këtë rrugë do të kenë hapësirë të bollshme parkimi, ndërsa fëmijët do ta kenë këndin e lojërave dhe argëtimit.

Në këtë mënyrë qytetit po i krijohen hapësira më të mëdha për lëvizje dhe parkim. Urbanizimi i qytetit do të vazhdojë dhe qytetarët do të kenë hapësira të reja funksionale e më tërheqëse”.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Vitisë ndan bursa për studentët për vitin akademik 2024-2025

Komuna e Vitisë sot ka shpërndarë vendimet për bursa për studentët e komunës për vitin …