Hapet fabrika e tekstilit në Malishevë, kryetari Kastrati i premton përkrahje institucionale

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, dhe nënkryetari Vesel Krasniqi, e kanë vizituar fabrikën e posahapur të tekstilit “TAGA” SH. P. K., në ditën e parë të punës së kësaj fabrike. Kryetari Kastrati, premtoi mbështetje institucionale për të gjitha ndërmarrjet që janë promotorë të zhvillimit dhe punësimit.

“Me shumë kënaqësi vizituam fabrikën e tekstilit “TAGA” SH.P.K, në afërsi të Kijevës, pikërisht në ditën e parë të veprimtarisë së saj. Jam tejet i lumtur që hapjes së kësaj fabrike i janë gëzuar edhe rreth 30 punëtore gra, të cilat kanë fituar një vend pune” tha kryetari Kastarti gjatë vizitës në këtë fabrikë.

“Kjo fabrikë dhe të tjera anekënd Malishevës, të cilat janë edhe promotor i zhvillimit dhe punësimit, në vazhdimësi do ta kenë përkrahjen tonë institucionale.”, premtoi i pari i Komunës së Malishevës Ekrem Kastrati.

Mund të jetë një imazh i 10 persona, ambiente të brendshme dhe teksti që thotë "BAOYU"

Kontrolloni gjithashtu

Qytetarët e Vitisë diskutuan për planin rajonal të menaxhimit të integruar të mbeturinave

Në Viti u mbajt një konsultim publik me qytetarët lidhur me draft vlerësimin strategjik mjedisor …