Hapet një kapitull i ri për të rinjtë dhe të ardhmen digjitale të Prishtinës

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me IPKO Foundation / Dokutech për të kthyer kryeqytetin në qendrën e inovacionit, teknologjisë dhe Inteligjencës Artificiale në rajon.

“Nga laboratorë STEAM, trajnime në AI, te festivali ndërkombëtar DOKUTECH që rikthehet në Pallatin e Rinisë. Ky është një investim i fuqishëm në rininë tonë dhe të ardhmen e qytetit. Prishtina po rritet si qytet i dijes, inovacionit dhe mundësive!”, ka njoftuar komuna e Prishtinës, duke theksuar se me ketë marrëveshje hapet një kapitull i ri për të rinjtë dhe të ardhmen digjitale të Prishtinës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Agim Aliu priti në takime ndaras disa nga kandidatët për deputet nga radhët e PDK-së

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu në kuadër të aktiviteteve të rregullta ditore …