Sot, si pasojë e rrëshqitjes së gurëve është mbyllur përkohësisht për qarkullim rruga Nacionale N2, më saktësisht, në grykë të Kaçanikut (tek muri mbrojtës i betonit) në vendin e njëjtë ku ditë më parë ka pasur rrëshqitje të gurëve.
Sipas informatave nga tereni, për momentin është hapur për qarkullim njëra korsi e rrugës.
Kompania e mirëmbajtjes ka vendosur shenjat e sinjalizimit dhe ka siguruar pjesën e rrugës ku ka ndodhur rrëshqitja.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
