Kryetari i Deçanit, z.Bashkim Ramosaj përmes një postimi në profilin e tij facebook ka shprehur falënderime për të gjithë deçanasit të cilët me votat e tyre (mbi 51%) ia besuan udhëheqjen e komunës edhe për katër vitet e ardhshme.
Fitore historike, fitore e kulturës politike, e vlerësimit të punës e ndershmërisë.
Ky është Deçani e këta janë deçanasit!
Ju dëshmuat se besimi, dashuria dhe puna e ndershme fitojnë gjithmonë.
Kjo fitore nuk është e imja, por e juaja, e çdo familjeje, e çdo të riu e të reje, e çdo njeriu që besoi se Deçani meriton më të mirën.
Deçani fitoi përsëri!
Fitoi Aleanca!
Fituam të gjithë ne, qytetarë!
Nuk kam fjalë për këtë privilegj e besim, FALEMINDERIT nga zemra deçanas, bashkë na presin punë edhe më të mëdha!
Thellësisht mirënjohës,
I juaji,
Bashkim Ramosaj