I hapet rruga sponsorizimit në kulturë, rini e sport në Kosovë

Të enjten  deputet e Kuvendit të Republikës së Kosovës votuan amendamentet e harmonizimit të ligjeve tjera me Ligjin për Sponsorizim në fushën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, duke hapur kështu rrugën për mundësimin e sponsorizimit të rreth 30 milionë eurove brenda një viti për zhvillimin e fushave që parasheh Ligji për Sponsorizim.

Me këtë rast, Ministri Kujtim Gashi, falënderon kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli dhe shpreh mirënjohjen ndaj deputetëve për votën e tyre, por edhe të gjithë ata që kanë kontribuuar për të ardhur deri në këtë pikë. Në anën tjetër, ministri Gashi i uron të rinjtë, sportistët e artistët për këtë lajm të mirë për ta.

“Saga e Sponsorizimit u kry! Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës votuan për harmonizimin e Ligjit për të ardhura në korporata me Ligjin për sponsorizim. Implementimi i Ligjit për Sponsorizim do të thotë, sport më cilësor, prezantim më i suksesshën i sportistëve në arenën ndërkombëtare e kësisoj promovim i mëtejmë i Kosovës ndërkombëtarisht, më shumë medalje për sportistë e më shumë çmime ndërkombëtare për artistë”, u shpreh ministri.

Ministri ka sqaruar se me të marrë drejtimin e MKRS-së ka nxitur iniciativën për të hartuar Rregulloren përkatëse, themelimin e Komisionit për vërtetimin e sponsorizimit, si ka inkurajuar punën për të lëshuar vërtetimet e para për disa donatorë. Ministri ka thënë se si MKRS kemi përfunduar paraprakisht të gjitha obligimet që dalin nga ligji përkatës.

Kontrolloni gjithashtu

Përmbyllet turniri “2 Korriku” në Beguncë me një manifestim kulturor e sportiv në nder të 35-vjetorit të Deklaratës Kushtetuese

Mbrëmë në Beguncë u përmbyll Turniri tradicional “2 Korriku”, i cili tashmë është bërë pjesë …