IAAP “Anton Çetta” është kualifikuar për një projekt madhor në fushën e Teknologjisë së Informacionit

Institucioni i Arsimit dhe Aftësimit Profesional (IAAP) “Anton Çetta” në Skënderaj në një konkurrencë me shkolla nga 6 vende të Ballkanit Perëndimor, është kualifikuar për një projekt madhor në fushën e Teknologjisë së Informacionit, i financuar nga Fondi Rajonal i Sfidave (RCF) dhe Banka Gjermane e Zhvillimit (KfË).

 Me një vlerë mbi 300,000 euro, ky projekt do t’u ofrojë të rinjve tanë kushte më të mira, mësimdhënie moderne dhe një perspektivë më të gjerë për të ardhmen.

Një falënderim i veçantë për stafin e përkushtuar dhe ekipin punues, të cilët me vizion, punë dhe angazhim sollën këtë arritje të rëndësishme për shkollën dhe gjithë komunën e Skenderajt.

Kontrolloni gjithashtu

Publikohet agjenda e takimeve në fshatra dhe lagje të bashkësive lokale të kryetarit Lushtaku

Komuna e Skënderajt, ka publikuar agjendën e takimeve të kryetarit Sami Lushtaku në fshatra dhe …