leoni

Inaugurohet sistemi i ujësjellësit për 10 fshatra me 10 mijë banorë

Në një ceremoni të organizuar nga Zyra e Kryetarit të Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, dhe në praninë e përfaqësuesve të institucioneve të larta të Republikës së Kosovës, kryeparlamentarit Kadri Veseli, ministrave Bedri Hamza e Abelard Tahiri, zëvendësministrave, deputetëve të Parlamentit të Kosovës, ambasadorit të Zvicrës në Kosovë Jean-Hubert Lebet, qytetarëve të shumtë dhe nxënësve, në Turiqec është përuruar sistemi i ujësjellësit për 10 fshatra të komunës së Skenderajt; Qubrelin, Kllodernicën, Kopiliqin e Epërm, Kopiliqin e Poshtëm, Kostërcin, Rakinicën, Turiqecin, Tushilën, Vajnikun dhe një pjesë të fshatit Kërnicë. Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, në fjalimin e tij, duke falënderuar Qeverinë e Zvicrës dhe të Kosovës, për financim të këtij projekti, nëpërmjet programit mbështetës për ujësjellës dhe kanalizime në zonat rurale (faza 5), ka thënë se, qasje në ujë të pijshëm të pastër dhe të sigurt kanë përfituar 11 mijë e 80 banorë të fshatrave të mësipërme, me rrjet prej 128 km, 3 rezervuarë dhe 1 stacion të pompimit. Vlera e këtij projekti është 1 milion e 230 mijë euro. “Fal bashkëpunimit me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor kemi arritur që t’i sigurojmë mjetet edhe për kyçje individuale me rreth 200.000 Euro, që ky sistem te menaxhohet ne mënyrën më të mirë të mundshme nga Kompani Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica”. Se vërtet sot është dite e lumtur për banorët e Skenderajt kjo nuk ka dyshim, dua që me ju ta ndaj edhe një lajm të rëndësishëm. Komuna e Skenderajt është përfituese edhe e një projekti tjetër të ngjashëm. Në vazhdimësi të Programit Mbështetës për Ujësjellës dhe Kanalizime në Zonat Rurale Faza e VI-të – Program që financohet po ashtu nga Qeveria Zvicerane dhe Qeveria e Republikës së Kosovës do ndërtohet edhe një sistem i ri i Ujësjellësit ku përfshihen edhe 11 fshatra tjera (Açareva, Abria e Poshtme, Likoci, Llausha, Makerrmali, Marina, Murga, Plluzhina, Rrezalla, Tica e Izbica), ku do kenë qasje në sistem të ujësjellësit edhe 12 mijë e 424 banorë, ndërkaq vlera është 1 milion e 400 mije euro”, ka thënë kryetari Jashari, sipas të cilit, projekti do të nis gjatë muajve të ardhshëm. Në fund të fjalimit, kryetari Jashari ka falënderuar shtetin e Zvicrës që ka përkrahur financiarisht këtë projekt kaq të rëndësishëm, po ashtu nivelin qendror. Ndërkaq, ambasadori Hubert Lebet, ka thënë se është i lumtur që me taksa të qytetarëve të shtetit të tij, Zvicrës, është realizuar një projekt kaq i rëndësishëm, sic është ky për ujë të pijshëm. Edhe kryeparlamentari Veseli është shprehur i lumtur që për realizimin e këtij projekti, për banorët e komunës së Skenderajt, komunë kjo, sic tha ai, ka dhënë shumë për lirinë e këtij vendi. Ai e la lavdëruar punën e kryetarit Jashari, dhe ka siguruar se niveli qendror do të përkrahë çdo projekt që është në dobi të qytetarëve. Premtime për realizim të projekteve kapitale ka dhënë edhe ministri Hamza, i cili është shprehur tejet i lumtur që banorët e këtij lokaliteti nuk do të kenë problem të furnizimit me ujë të pijshëm. Në fund të pjesës së fjalimeve, në prerje të shiritit kanë marrë pjesë: kryetari Jashari, ambasadori Hubert Lebet dhe kryeparlamentari Veseli.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …