Jetimat e Ballkanit” dhe Deçani nënshkruajnë marrëveshje për ndërtimin e 10-të shtëpive

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, bashkë me hoxhë Halil Kastratin nga shoqata ,,Jetimat e Ballkanit”, kanë nënshkruar një Marrëveshje Bashkëpunimi dhe Bashkëfinancimi  për ndërtimin e 10-të shtëpive në Deçan. Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, njoftoi se për vitin 2019 do të ndërtohen 10 shtëpi të reja në këtë qytet. Ai njoftoi se këto shtëpi do të ndërtohen në bashkëpunim ndërmjet Shoqatës “Jetimat e Ballkanit” dhe komunës së Deçanit, 10 shtëpi të reja do t’i ndërtojmë në vitin 2019, të dedikuara për familjet më kushte të rënda banimi, fal bashkëpunimit dhe mirëkuptimit që kemi me hoxhën Halil Kastrati dhe Shoqatën “Jetimat e Ballkanit”, me të cilën kemi nënshkruar Marrëveshje të Bashkëpunimit dhe Bashkëfinancimi për realizim të këtij projekti, ku ne si Komunë e Deçanit do të participojmë me 50 mijë euro  ndërsa pjesën tjetër Shoqata “Jetimat e Ballkanit”. Nuk është vetëm kjo, nga hoxhë Halil Kastrati, morëm premtime se numri i shtëpive që do të ndërtohet do të jetë edhe më i lartë se 10-të. I pari i Deçanit tha se ky lajm është më se i mirëpritur për qytetarët e komunës së Deçanit ,kjo na i gëzon zemrat dhe na jep motiv të punojmë më shumë tha Ramosaj.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …