Kryetari i komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti përmes një postimi në facebook ka shpërndar video të palestrave shkollore pranë Gjimnazit “Kuvendi i Lezhës” dhe “Dëshmorët e Vitisë”.
“Infrastruktura sportive shkollore për nxënësit tanë po përfundon. Punimet për ndërtimin e palestrës shkollore sportive pranë Gjimnazit “Kuvendi i Lezhës” janë drejt përfundimit dhe shumë shpejt nxënësit do të kenë në dispozicion një hapësirë bashkëkohore për zhvillimin e aktiviteteve sportive. Ndërkohë, palestra shkollore sportive pranë shkollës “Dëshmorët e Vitisë” tashmë është përfunduar dhe gati për t’u përdorur nga nxënësit”, thuhet në postimin e kryetarit të Vitisë, z. Sokol Haliti.
Kliko në linkun e mëposhtëm për të parë videon e palestarve shkollore në Viti
https://www.facebook.com/sokolihaliti.official/videos/1433314334592161