Inspektorati i komunës së Malishevës ndalon punimet në pronën publike

Inspektorati komunal i Malishevës, ka ndërprerë punimet e një ndërtimi pa leje dhe në pronën publike, në fshatin Panorc të Malishevës. Në këtë fshat, kishte filluar ndërtimi i një shtalle në pronë publike dhe për këtë arsye inspektorati pas informacionit të marrë, i ka ndërprerë punimet. Sipas drejtorit të Drejtorisë së Inspektoratit, Dibran Kastrati, këtij ndërtimi i janë vendosur shiritat dhe janë ndërprerë punimet. Kastrati ka bërë të ditur se nuk do të lejohet asnjë ndërtim, pa leje dhe në pronën publike.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Smajl Latifi vizitoi QKMF “DR. Fahredin Hoti”

Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) “Dr. Fahredin Hoti”, së bashku me Drejtorin e Drejtorisë …