Institucioni mikrofinanciar FINCA ka ndihmuar Komunën e Skenderajt me 6 mijë euro, nëpërmjet Fondit Emergjent të Vërshimeve, për familjet e prekura nga përmbytjet e 19 janarit. Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, është shprehur falënderues ndaj institucionit në fjalë, duke u solidarizuar me familjet e goditura nga fatkeqësia e vërshimeve.