Instituti Bujqësor i Kosovës po vazhdon punën, pavarësisht gjendjes së krijuar

Instituti Bujqësor i Kosovës, i cili funksionon në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, njofton të gjitha palët e interesit se është duke vazhduar punën pa ndërprerje, pavarësisht situatës së krijuar në vend nga pandemia. Instituti Bujqësor i Kosovës, po e vazhdon aktivitetin e tij, duke vlerësuar nevojat ditore të sektorit të prodhimtarisë bujqësore gjatë sezonës pranverore, si dhe nevojat e përditshme të operatorëve ekonomik që tregtojnë apo përpunojnë inpute apo produkte bujqësore. IBK-ja, fton të gjitha palët e interesit, që mos të hezitojnë për kërkimin e shërbimeve të nevojshme për ta.

Kontrolloni gjithashtu

Vonesat në aktivizimin e kapaciteteve elektrike dhe mosfunksionalizimi i ngrohjes janë të papranueshme për kryetarin Haliti

Kryetari i komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti, pas kthimit nga vizita në Austri, po …