Islamic Relief Kosova, ndihmon familjet me nevojë në Komunën e Hanit të Elezit

Edhe Islamic Relief Kosova iu bashkëngjit vargut të shumë donatorëve të cilët ndihmuan komunën e Hanit të Elezit në këtë kohë të Emergjencës Shëndetësore. Përfaqësues të kësaj shoqate sot dhuruan 80 pako ushqimore dhe 80 thasë me miell të cilat do të ndahen për familjet më të goditura nga kjo situatë. Në emër të Komunës së Hanit të Elezit ndihmat i pranoi nënkryetari i komunës Mallzum Qajani i cili në emër të Komunës së Hanit të Elezit dhe familjeve përfituese falënderoi Islamic Relief Kosova.

Kontrolloni gjithashtu

Thirrje Publike për anëtarësim në Asamblenë e Këshillit Lokal Rinor

Në bazë të nenit 15 të Ligjit për Rininë Nr. 08/L-264 dhe nenit 23 të …