Juniku njofton studentet për Anulim të Konkursit

Komuna e Junikut i njofton studentët e kësaj komune se Konkursi i shpallur me datën 11.07.2017 me numër 01/2017 për Praktikant vullnetar anulohet për arsye të mungesës së mjeteve financiare. Pasi që kjo iniciativë nuk ka hasur në mbështetje nga niveli Qendror është e pamundur që të realizohet ky konkurs.

Qëllimi i këtij konkursi ishte aftësimi dhe përgatitja profesionale e studentëve të diplomuar për mundësi punësimi.

Komuna e Junikut shpreson që këtë iniciativë ta realizojë në të ardhmen në momentin që sigurohen mjetet financiare për mbulimin e shpenzimeve që kërkohen për pagesën e praktikantëve të kërkuar sipas Konkursit.

Kontrolloni gjithashtu

Ramiz Lladrovci: 11 Marsi është kufiri i territ me agun e lirisë

Në përvjetorin e fillimit të demonstratave më 11 Mars 1981, Ramiz Lladrovci ka theksuar se …