Juniku organizon protestë kundër vendimeve të kundërligjshme të MMPH-së dhe KRU “Gjakova”

Organizuar nga Komuna e Junikut, Shoqëria Civile, Organizatat e dala nga lufta dhe Bizneset lokale, të Mërkurën, me datë: 17.04.2019 në ora: 11:00 përballë objektit të Komunës së Junikut, mbahet protestë kundër vendimeve të kundërligjshme të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe KRU “Gjakova”, të cilët jashtëligjshëm po tentojnë të devijojnë rrjedhën natyrore të Lumit “Erenik”, në kundërshtim me ligjin e Republikës së Kosovës dhe Konventat Ndërkombëtare për ujëra. Ju ftojmë të merrni pjesë në këtë protestë për të mbrojtur të drejtën dhe trashëgimin tonë natyrore.

Ta mbrojmë Erenikun së bashku.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Agim Aliu priti në takime ndaras disa nga kandidatët për deputet nga radhët e PDK-së

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu në kuadër të aktiviteteve të rregullta ditore …