leoni

Akademi përkujtimore për nder të dëshmorëve dhe martirëve të kombit

Nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, dhe në bashkëpunim me Shoqatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në sallën e Qendrës së Kulturës “Hasan Prishtina”, është mbajtur akademi përkujtimore, për nder të 20-vjetorit të rënies heroike të dëshmorëve dhe martirëve të kombit: Afrim Gashi, Azem Zymeri, Bedri Deliu, Daut Dervishi, Driton Veliu, Fehmi Rama, Hajdin Feka, Hamdi Hasani, Brahim Nura, Rifat Qelaj dhe Besim Feka. Në fjalimin e tij para të pranishmëve, ku kanë marrë pjesë kryetari i Komunës, Bekim Jashari, nënkryetari Nuredin Lushtaku, drejtorë komunalë, familjarët, zv/ministri Abdyl Ymeri, historianë, përfaqësues të Shoqatave të dala nga lufta, dhe qytetarë, kryetari Jashari, ka thënë se për këta dëshmorë, që sot i kujtojmë, sikurse të gjithë dëshmorët tjerë të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, jeta nuk kishte kuptim pa lirinë e vendit. Për këtë arsye kaq të fortë, kryetari Jashari ka vazhduar se, ne të gjallët duhet t’i kujtojmë gjithnjë, dhe kurrë mos ta harrojmë të djeshmen e lavdishme. “Ne do të ecim përpara me kokën lartë dhe krenarë për historinë më të re të popullit shqiptar, të larë me gjakun e dëshmorëve dhe martirëve tanë. Do të ecim të bashkuar sikur në ditët e luftës, drejt zhvillimit të vendit, për ta bërë krenare Kosovën tonë, ku fëmijët tanë do të jetojnë në begati të plotë. Vetëm atëherë do të kemi arritur të përmbushin amanetin e dëshmorëve dhe të gjithë të tjerëve që sakrifikuan jetën për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Lavdia u takon heronjve. Ata janë krenaria jonë. Mirënjohje dhe nderim të thellë për të gjithë dëshmorët dhe veprimtarët që kontribuuan për lirinë e vendit. Lavdi e përjetshme!”, ka thënë kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari. Për dëshmorët dhe martirët që janë kujtuar, kanë folur edhe historiani Sabit Syla, drejtor i Institutit të Historisë së Republikës së Kosovës, si dhe kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati.

Kontrolloni gjithashtu

Në QKMF-në në Ferizaj ishin për vizitë Dr. Edita Haxhiu – përfaqësuese nga OBSh, Dr. Fetije Fetaj nga IKShPK dhe një përfaqësuese nga UNICEF-i

Në shërbimin e vaksinimit në Ferizaj ishin për vizitë Dr. Edita Haxhiu – përfaqësuese nga …