Me rastin e 14 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, Komuna e Junikut ka mbajtur seancën solemne të Kuvendit Komunal, ku i pranishëm ishte edhe kryetari i komunës së Junikut Ruzhi Shehu, i cili u paraqit me një fjalë rasti para asamblistëve komunal, duke ju uruar 14 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës të gjithë qytetarët kudo ku gjinden.
Pas seancës solemne, Kryetari Shehu me bashkëpunëtor ka vazhduar me homazhe para lapidarëve të dëshmorëve, heronjve dhe martirëve të kombit.

Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
