Ka filluar asfaltimi i rrugëve në zonën qendër të Runikut dhe në lagjet tjera të kësaj bashkësie të madhe lokale të komunës së Skenderajt, duke përfshirë edhe rrugën e familjes së ish-luftëtarit Zeqir Loshi në Pemishtë, projekt ky në kuadër të rregullimit të Subqendrës, duke e rrumbullakuar kështu infrastrukturën publike në këtë lokalitet. Për ti pa punimet ishte i pranishëm edhe kryetari i komunës Fadil Nura, i cili i uroi banorët për këtë projekt dhe kërkoi nga punëkryesi që punimet të zhvillohen konform kontratës së paraparë.

Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
