Ka filluar hapja e rrugës Ngucat-Javor

Ka filluar hapja dhe rregullimi i rrugës që lidhë fshatin Ngucat të Komunës së Malishevës, me fshatin Javor të Komunës së Suharekës, e gjatë 1680 metra. Punimet në hapjen e kësaj rruge, i kanë pa nga afër nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha dhe shefi i Drejtorisë së Shërbimeve publike, Fadil Shala, të cilët janë njoftuar me ecurinë e punimeve. “Kjo rrugë ka qenë kërkesë e vazhdueshme e banorëve të dy fshatrave, sepse ka rëndësi të madhe për ta, dhe falë bashkëpunimit të mirë në mes të dy komunave dhe Ministrisë së Infrastrukturës, është mundësuar hapja dhe rregullimi i tërësishëm i kësaj rruge, dhe përveç lidhjes në mes të dy fshatrave, krijohet edhe një lidhje e re rrugore në mes të dy komunave, në pjesën e fshatrave që shtrihen në vargmalet e Berishës”, tha me këtë rast nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha.

Rruga e gjatë 1680 metra, e që lidhë dy fshatra të thella malore, është mundësuar nga Ministria e Infrastrukturës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga skema praktike në punë

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga …