Brickos

Në Opterushë është përkujtuar 21- vjetori i rënies së dëshmorëve: Xhelal Hajda- Toni, Selajdin Mullabazi – Mici nga Rahoveci dhe Hamdi Hajrizi, Bektesh Haliti dhe Nezir Imeri nga qyteti i Vushtrrisë

Nëntorit iu shtua edhe më lavdia, falë sakrificës dhe vetëmohimit të shumë e shumë dëshmorëve. Ndër ta sot është përkujtuar 21- vjetori i rënies së dëshmorëve: Xhelal Hajda- Toni, Selajdin Mullabazi – Mici nga Rahoveci dhe Hamdi Hajrizi, Bektesh Haliti dhe Nezir Imeri nga qyteti i Vushtrrisë. Në vendin e rënies, në Opterushë të komunës së Rahovecit, në prani të familjarëve të dëshmorëve dhe bashkëluftëtarëve kryetari i komunës së rahovecit Smajl Latifi së bashku me bashkëpunëtorë kanë bërë homazhe, dhe kanë vendosën kurora lulesh. Për të përjetësuar e për të qenë në kujtesën tonë kolektive për një kohë të gjatë, u vu gurthemeli i kullës prej guri, për nderë të dy heronjve Xhelal Hajda- Toni dhe Selajdin Mullabazi- Mici. Kryetari Latifi me këtë rast ka thënë se, Eemri i tyre është kalitur në çdo mendje e në çdo zemër me një krenari të pamasë. Emrat e tyre sot gëzojnë rrugët e më e mira e kësaj gëzojnë shkollat – vatrat e kulturës e arsimit, nga ku buron dija e bashkë me to buron dashuria për atdheun siç edhe e kishin ata. Andaj, sot, Shkolla e Mesme e Lartë “Xhelal Hajda-Toni” e cila me nderë mbanë emrin e kolosit të lirisë, ka festën e saj. Uroj që në emër të atdhedashurisë për vendin të korret suksesi, të çmohen vlerat dhe të nxjerrët në pah më e mira, duke na bërë krenar të gjithëve dhe duke e nderuar emrin e luftëtarit të lirisë Xhelal Hajda – Toni. E ardhmja ndërtohet çdo ditë dhe përkushtimi ynë duhet të bazohet mbi këto flijime të mëdha. Dëshmorët që po i kujtojmë sot na tregojnë se përjetësia u takon atyre, ndërsa neve na mbetet të punojmë pa u ankuar e pa u ligështuar, ngase jeta nuk ka çmim, ka thënë me këtë rast kryetari Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …