Të mërkurën në ambientet e Shkollës Fillore të Mesme të Ulët (SHFMU) “Milaim Krasniqi” në Pastasel ka filluar ndërtimi i fushës sportive.
Sipas projektit fusha sportive do të jetë një hapësirë moderne dhe funksionale, e përshtatur për sporte si futbolli, basketbolli, hendbolli dhe volejbolli, ku të rinjtë tanë do të mund të mësojnë, të argëtohen dhe të rriten në një mjedis më të sigurt.