Sot ka filluar realizimi i premtimit të dhënë nga kryetari i komunës së Skenderajt, z. Sami Lushtaku, përmes nisjes së projektit të kanalizimit në Turjan të Vajnikut.
Ky projekt i rëndësishëm kapital synon përmirësimin e kushteve të jetesës për banorët e këtij lokaliteti dhe përbën një investim të domosdoshëm, i cili ka munguar për vite me radhë dhe që tashmë po bëhet realitet.
Kryetari Lushtaku dhe Komuna e Skenderajt mbeten të përkushtuar që, në përputhje me prioritetet dhe mundësitë buxhetore, të vazhdojnë realizimin e projekteve dhe përmbushjen e premtimeve, gjithmonë në shërbim të qytetarëve dhe me përkushtim të plotë ndaj tyre.