Në Polac u bënë homazhe në nderim të të rënëve

Në nderim të të rënëve në Polac u përkujtuan me dhimbje e krenari të thellë dëshmorët e martirët e fshatit, të cilët u bënë themel i lirisë së Kosovës duke mos kursyer as jetën për ta mbrojtur nderin dhe dinjitetin e kësaj toke.

Polaci dha bijtë më të mirë, të cilët u ngritën mbi frikën dhe u përjetësuan në altarin e lirisë prandaj me respektin dhe mirënjohjen më të thellë përulemi para sakrificës së tyre duke ruajtur përgjithmonë kujtimit e tyre, ka thënë me këtë rast, kryetari i komunës së Skenderajt, z. Sami Lushtaku.

Lavdi e përjetshme dëshmorëve dhe martirëve të Polacit!

Kontrolloni gjithashtu

Sektori i Rinisë – Ferizaj, ju fton të bëheni pjesë e edicionit të tretë të çmimeve

Komuna e Ferizajt u vlerësua në edicionin e kaluar të Çmimeve të Vullnetarizmit të Vitit …