Ka filluar riparimi i rrugës “Adem Jashari” në Malishevë

Në kuadër të programit të mirëmbajtjes dhe riparimit të rrugëve në Komunën e Malishevës, ka filluar riparimi i rrugës “Adem Jashari” në Malishevë, e cila është njëra nga rrugët kryesore të qytetit. Fillimin e punimeve në këtë rrugë, e kanë parë nga afër nënkryetari i Komunës së Malishevës, Vesel Krasniqi dhe drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit, Avdi Morina. Nënkryetari Krasniqi, është shprehur i kënaqur me fillimin e punimeve në këtë rrugë, pasi është një prej rrugëve më të ngarkuara, sepse është rrugë kryesore dhe shërben për hyrje dalje në qytet, nga pjesa veriore, ndërsa mirëmbajtja e saj është tepër e nevojshme, për shkak të rëndësisë që ka rruga. Drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit, Avdi Morina, ka sqaruar, se riparimi i kësaj rruge, bëhet në kuadër të programit komunal për mirëmbajtjen e rrugëve dhe është pjesë e projektit për riparimin e 19500 metrave rrugë në qytet, përfshi edhe rrugën “Adem Jashari” dhe mundësohet nga buxheti i Komunës së Malishevës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Kastrati ka uruar 1 Majin – Ditën e Punëtorëve

Kryetari i komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati përmes një postimi në facebook ka uruar …