Ka nisur asfaltimi i rrugëve në Runik të Skenderajt

Ka nisur edhe në Runik të realizohet një projekt tjetër i rëndësishëm kapital, që financohet nga buxheti i Komunës së Skenderajt, e që bëhet fjalë për asfaltimin e rrugëve në këtë qendër të madhe banimi. Për të parë nga afër procesin e nisjes së asfaltimit, kanë qenë të pranishëm kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura dhe drejtori për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Ambientit, Driton Mulaj. Me këtë rast, ata janë takuar edhe me banorë vendës, në mesin e të cilëve ishin Agim Dervishi, përfaqësues i banorëve dhe Kushtrim Dragaj, anëtar i Kuvendit Komunal të Skenderajt. Komuna e Skenderajt ka shtuar angazhimin që projektet të cilat janë duke u realizuar, të përfundojnë në mënyrën më të mirë të mundshme.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Kastrati ka uruar 1 Majin – Ditën e Punëtorëve

Kryetari i komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati përmes një postimi në facebook ka uruar …