Rrustem Mustafa

Rrustem Mustafa godet Albin Kurtin: Nga zëri i padrejtësisë në lejues të varfërimit të qytetarëve

Ish-komandanti i UÇK-së në Llap dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Rrustem Mustafa, ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti dhe Qeverisë së Kosovës, duke i akuzuar për thellim të krizës sociale përmes rritjes së çmimit të energjisë elektrike dhe kostos së jetesës. Mustafa ka deklaruar se rritja e vazhdueshme e çmimeve të energjisë nuk është thjesht çështje ekonomike, por “goditje në zemrën e familjeve” që mezi përballojnë muajin. Sipas tij, qytetarët po përballen me fatura dhe çmime në rritje, ndërsa mbështetja institucionale mbetet simbolike dhe e pamjaftueshme. Ai ka theksuar se Kurti, dikur në opozitë, fliste fuqishëm kundër padrejtësive sociale, por sot në pushtet, sipas Mustafës, po i toleron dhe po i thellon ato. “Liria nuk u fitua që sot njerëzit të jetojnë me frikë nga faturat”, ka shkruar ai, duke shtuar se ndihmat e vogla financiare nuk e zgjidhin problemin e rritjes së përgjithshme të çmimeve. Mustafa i ka bërë thirrje kryeministrit për reflektim të menjëhershëm, duke paralajmëruar se humbja e shpresës së qytetarëve sjell edhe humbjen e besimit dhe mbështetjes ndaj qeverisjes. Ai ka akuzuar ekzekutivin se po e rëndon jetën e qytetarëve dhe se politikat aktuale nuk po e mbrojnë shtresën më të prekur të shoqërisë. Sipas tij, zhvillimi nuk arrihet me retorikë, por me vendime konkrete në mbrojtje të mirëqenies së qytetarit.

Kontrolloni gjithashtu

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që qasjen në gazin e lëngshëm natyror n

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që qasjen në …