Ka nisur asfaltimi i rrugëve të lagjeve në Klladërnicë

Komuna e Skenderajt ka filluar asfaltimin e rrugëve të lagjeve në fshatin Klladërnicë, rrugës që kalon përmes lagjeve Mulaj e Abazi në drejtim të lagjes Fazliu të fshatit Vitak.

Për të parë punimet që po realizon në Klladërnicë ka qëndruar Nënkryetarit i Komunës së Skenderajt Fadil Nura i shoqëruar nga Kryesuesi i Kuvendit Ismet Salihu. Me këtë rast Nënkryetarit Nura ka takuar një grup banorësh të këtij fshati të cilët i ka uruar me rastin e asfaltimit të rrugës së tyre dhe i ka siguruar se Komuna e Skenderajt do të vazhdojë asfaltimin edhe të rrugëve të tjera të Klladërnicës, por edhe të fshatrave të tjera.

Bashkëbisedimi ishte shumë i përzemërt dhe miqësor, ndërsa banorët u shprehën shumë falënderues pasi mungesa e rrugës u kishte shkaktuar shumë vështirësi sidomos shkollarëve të kësaj pjese që i vijojnë mësimet në shkollën e fshatit.

Projekti i ndërtimit të rrugëve në Klladërnicë ka filluar vitin e kaluar me hapjen dhe trasimin e tyre, ndërkohë që asfaltimi i tyre do të vazhdojë.

Kontrolloni gjithashtu

692 mijë euro për fasadimin e objekteve të banimit social!

Kryetari i Komunës, Fadil Nura, ka nënshkruar marrëveshje për bashkëfinancim me Fondin e Kosovës për …