Brickos

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës sot do të mbajë mbledhje me kryetarët e degëve të kësaj partie

Mustafa: Nëse Vetëvendosja ka dërguar 72 lëndë në Prokurori për mua atëherë çfarë koalicioni do të bëjmë?

Pas mbledhjes së kryesisë së LDK-së, kryetari i kësaj partie, Isa Mustafa, ka thënë për mediet se koalicionin LAA po pret që PDK t’i konsumojë procedurat për të prezantuar kandidatin. Sa i përket bashkëpunimit me Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se duhet t’i sqarojnë disa çështje. “Ata duhet t’i sqarojnë pozicionet e tyre si parti. Nëse dikush ka dërguar 72 lëndë në Prokurori për mua atëherë, ata duhet të deklarohen a janë të vërteta apo vetëm kanë bërë propagandë. Mua asnjëherë deri tani nuk më ka kanë thirrur në Prokurori. Si të bëjmë koalicion me një parti kur nuk e dimë se çfarë do të ndodhë me demarkacionin, shndërrimin e FSK-së në ushtri, ekonominë”, është shprehur mes tjerash kryetari i LDK-së, Isa Mustafa.

Kontrolloni gjithashtu

Britania e Madhe: Kosova e Serbia duhet të jenë të përfshira në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Sigurimi i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës ishte tema e diskutuar në seancën e fundit …