Ka nisur faza e tretë dhe e fundit e projektit të poligonit multi-funksional në Skenderaj

Ka nisur faza e tretë dhe e fundit e projektit të poligonit multi-funksional, që ndodhet prapa objektit të Qendrës së Kulturës “Hasan Prishtina” në qytetin e Skenderajt. Për të përcjellë nga afër procesin, sot vend-punishten e kanë vizituar kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura dhe drejtori për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Ambientit, Driton Mulaj. Projekti i poligonit multi-funksional ka edhe hapësirën e parkingut publik me dy nivele dhe me kapacitet deri në 300 vetura. Pjesa e sipërme e ndërtimit parasheh fusha sportive të llojeve dhe disiplinave të ndryshme të sportit.

Mund të jetë një imazh i 5 persona, njerëz në këmbë dhe bazen uji

 

Kontrolloni gjithashtu

Banorët e komunës së Rahovecit votuan projektin “Hapja e Lumit në fshatin Opterushë

Në ciklin e takimeve për buxhetim me pjesëmarrje, banorë të shumtë nga vendbanimet dhe lagjet …