leoni

Ka përfunduar turneu ndërkombëtar në Kick Boks “Smajl Haradinaj” në Deçan   

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, ka pritur në Deçan sportistët nga: Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Hungaria, Bullgaria, Izraeli, Lituania; shtete këto pjesëmarrëse në turneun tashmë ndërkombëtar në Kick Boks “Smajl Haradinaj”, i mbajtur dy ditë për nderë të “Ditës së Çlirimit”!

Fituesit e Medaljes të këtij turneu janë:

– Bujar Hekuri-Shqipëri (48kg )

– Beg Bushati-Kosovë (63kg)

– Martin Petnov-Bullgari (67kg)

– Valentin Aleks-Hungari (63kg)

– Spetn Norembert Atilia-Hungari (67kg)

– Kristjan Georgiev-Bullgari (71kg)

– Teodor Gavrilov-Bullgari (75kg)

Ndërsa fituesit e Kupës janë:

– Aleksandër Kapanace-Luthianija-Qifti më luftarak

– Bujar Hekuri-Shqipëri- Qefti më luftarak

– Fituesi i Kupës më i miri vendas, është: Beg Bushati-Kosovë

– Fituesi i Kupës, Tekniku më i miri, është: Itai Gayer-Izrael

– Fituesi i Kupës më i miri i gjithë turneut është: Speten Norbert Atilia-Hungari

Ndërsa shteti fitues me më së shumti medalje në këtë turne është: Bullgaria me 3 Medalje të Arta!

Urime dhe suksese të gjithë garuesve!

Falënderues Federatës Muay Thay për organizimin! Është shprehur kryetari Ramosaj.

Kontrolloni gjithashtu

Në Mirash po vazhdojnë me intensitet të shtuar punimet për ndërtimin e rrugës kryesore  

Punimet për ndërtimin e rrugës kryesore në fshatin Mirash të komunës së Ferizajt po vazhdojnë …