Pas fazës së parë të shpërndarjes së mjeteve bujqësore këtë të mërkure, me ç’rast përfituan 107 bujq që u bënë pronarë të 97 frezave dhe 10 kositësve të barit, ka vazhduar faza e dytë e mbështetjes së fermerëve të komunës së Skenderajt.
Në këtë mënyrë, gjatë ditës së djeshme janë shpërndarë pajisje tjera, përkatësisht bujqit tjerë kanë përfituar pllugj (10 copë), pijatore (10) dhe mbjellëse gruri (19).
Kryetari i Komunës Fadil Nura, nënkryetari Sami Lushtaku dhe drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Behxhet Maliqi, kanë përcjellë nga afër shpërndarjen e mjeteve, duke premtuar për vazhdim të mbështetjes për bujqit tanë.