Të dielën, më 27 Korrik, nga ora 10:00 deri në 17:00, komuna e Deçanit ju fton në një aventurë të paharrueshme në zemër të natyrës, në Liqenin e Dukagjinit.
Të gjithë adhuruesit e natyrës, aventurës dhe qetësisë janë të mirëseardhur të provojnë kajakun, të shijojnë pamjet mahnitëse dhe të kalojnë një ditë ndryshe, plot adrenalinë dhe relaksim mbi ujë.
Ky aktivitet organizohet nga Drejtoria për Zhvillim Ekonomik e komunës së Deçanit dhe Visit Deçani në bashkëpunim me Klubin “Aqua”.
Për rezervime dhe informata kontaktoni:
Klubi Aqua: +383 43 766 677
Visit Deçani: +383 46 111 334
Aktiviteti është falas dhe i hapur për të gjithë
Lokacioni: Liqeni i Dukagjinit
Ora: Prej 10:00 deri në 17:00
Data: 27 Korrik, e dielë.