Kanë filluar punimet në ndërtimin e memorialit në varrezat e dëshmorëve në Malishevë

Kanë rifilluar punimet në ndërtimin e memorialit në varrezat e dëshmorëve në Malishevë, përkatësisht të dëshmorëve të Brigadës 122 “Imer Krasniqi”. Në ceremoninë e fillimit të këtyre punimeve mori pjesë, Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, kryetari i degës së OVL të UÇK-së në Malishevë, Metush Kryeziu dhe zyrtarë të tjerë. Ky memorial, ndërtohet në kuadër të rregullimit dhe ndërtimit të memorialit dhe sheshit në këtë hapësirë, nga Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale. Punimet e filluar kohë më parë, ishin ndërprerë për shkak të kërkesës së arsyeshme të organizatave të dala nga lufta, për ndërrimin e vendit, brenda hapësirës së varreza të dëshmorëve, me qëllim që ky memorial, të ketë hapësirë, të jetë më praktik dhe ti përshtatet hapësirës së varrezave.

Kontrolloni gjithashtu

Thirrje Publike për anëtarësim në Asamblenë e Këshillit Lokal Rinor

Në bazë të nenit 15 të Ligjit për Rininë Nr. 08/L-264 dhe nenit 23 të …