Kanë nisur sot punimet në kuadër të projektit të ri rrugor në fshatin Dashec të komunës së Skenderajt, ku po punohet në ndërtimin e rrugëve të reja dhe rehabilitimin e atyre ekzistuese. Për të parë ecurinë e punimeve, në vendpunishte kanë dalë kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, nënkryetari Sami Lushtaku dhe drejtori i Urbanizmit dhe Mbrojtjes së Ambientit, Driton Mulaj. Në territorin e komunës së Skenderajt po zhvillohet një numër i madh i projekteve si në infrastrukturën rrugore, kanalizim, ujësjellës, pastaj projekte bujqësore, në sektorin e shërbimeve publike, shëndetësi, etj, duke përmbushur zotimet e Qeverisjes Nura, për qeverisje të mirë lokale.

Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
