Kanë përfunduar punimet në kanalin kryesor të ujitjes në lagjen Gacaferi

Kryetari i Komunës së Junikut Ruzhdi Shehu, së bashku me bashkëpunëtor ka inspektuar finalizimin e punimeve të kanalit të ujitjes në lagjen Gacaferi. Ky kanal i ujitjes është i rëndësishme për qytetarët e Junikut sepse shumica e tokave bujqësore të Junikut ujiten nga ky kanal. Nisur nga kjo, njëri ndër prioritetet e Kryetarit të Komunës janë edhe investimet në ngritjen e kapaciteteve dhe shërbimeve më të mira në bujqësi. Ky projekt është financuar nga Komuna e Junikut dhe në këtë projekt është përfshirë edhe muri mbrojtës i këtij kanali.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Skenderajt të shtunën përkujton 28-vjetorin e Betejës së Qirezit dhe Likoshanit

Me rastin e 28-vjetorit të Betejës së Qirezit dhe Likoshanit, si dhe në nderim të …