Mbështetur nga Drejtoria për Arsim dhe Edukim e komunës së Malishevës, Karvani i Shkrimtarëve për Fëmijë, “Agim Deva”, mbajti dy orë letrare në SHFMU-të e Komunës së Malishevës, “Rifat Berisha” në Berishë dhe “Ibrahim Mazreku”, në Malishevë.
Në këto orë letrare morën pjesë shkrimtarët për fëmijë: Xhevat Syla, Ibrahim Kadriu, Jonuz Fetahu, Skënder Zogaj dhe Mehdi Krasniqi.
Lexuan edhe nxënësit krijues-anëtarë të grupit letrar të shkollave, në fund të orëve letrare nxënësit dhe poetët për fëmijë debatuan për librin dhe rëndësinë e tij.

Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
