Karvani shëndetësorë “përSHËNDETje”, u zhvillua sot në Viti

Projekti Kujdesi Shëndetësor i Qasshëm dhe Cilësor (AQH) me financimin e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) të implementuar nga KOPF (Kosova Population Foundation) dhe profesionistët shëndetësor nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Viti, kanë zhvilluar të martën karvanin shëndetësorë “përSHËNDETje”.

Me këtë rast, kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, u shpreh se në rend të parë është shëndeti publik dhe jeta e qytetarit dhe informata të tilla për mbrojtjen e shëndetit janë të domosdoshme për secilin prej nesh.

Në këtë aktivitet, qytetarëve vitias iu ofruan informata mjaft të rëndësishme mbi shëndetin, duke përfshirë; aktivitetin fizik, duhanin, alkoolin, mbipeshën dhe ushqyeshmërinë.

Përndryshe kjo fushatë po zbatohet nga Kosova Population Foundation – KOPF.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti falenderon qytetarët për mandatin katërt në krye të komunës së Vitisë

Kryetari i Vitisë Sokol Haliti ka falënderuar qytetarët përmes një postimi të tij në facebook …