leoni

KËSHILLI I KRYETARËVE KËRKON TË MOS KETË SHKURTIME BUXHETORE PËR KOMUNAT

Këshilli i Kryetarëve ka mbajtur takimin virtual për qëndrimin e përbashkët lidhur me takimin e së martes të Komisionit të Granteve të Qeverisë së Kosovës. Pas debateve dhe diskutimeve, Këshilli i Kryetarëve rekomandon në mënyrë unanime që kryetarët e Komunave në Komisionin e Granteve të mbrojnë qëndrimin e Kryetarëve të Komunave të Kosovës:

  • Këshilli i Kryetarëve kërkon që të mos ketë zvogëlim prej rreth 33 milion euro për komunat e Kosovës.

  • Me shkurtimin e buxhetit ndaj komunave do të ndërpriten shumë projekte vitale të komunave.

  • KK këtë nuk e sheh si ngarkesë për Qeverinë qendrore në realizimin e projekteve ndërsa janë ndihmesë shumë e madhe për Komunat, sidomos në investimet kapitale dhe mallra dhe shërbime e sidomos në këtë kohë.

  • Duhet marrë parasysh që vetëm rreth 25% e buxhetit total të Kosovës ndahet për komuna dhe shkurtimet e parapara do të rëndojnë edhe më tutje jetën e qytetarit.

  • Po ashtu do ndikoj në ndërprerjen e shumë kontratave që komunat kanë nënshkruar apo janë afër marrëveshjeve të projektuara për investime kapitale dhe këto shkurtime do të jenë tejet të dëmshme për komunat e Kosovës.

  • Shkurtimi i buxhetit për komuna do të ndërpresë shumë projekte që kanë qëllim përmirësimin e jetës së qytetarëve.

  • Të parashihet fakti që shumë komuna gjatë kësaj kohe kanë falur taksa, qira për bizneset etj., kështu ka rënie drastike të të hyrave vetanake.

  • Rreziku që pandemia do të zgjasë dhe nëse shkurtohet buxheti për komuna atëherë edhe ballafaqimi i komunave me pandemi do të jetë më i vështirë në mos i pamundur.

Këto problematika u identifikuan në takimin online të Këshillit të Kryetarëve të Komunave të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Njoftim për ndëprerje të qarkullimit rrugor në rrugën “Ilaz Kodra”

Me qëllim të realizimit të projektit për ndërtimin e urës së re mbi Lumin “Klina” …