Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi në Skenderaj ka mbajtur mbledhjen e rregullt

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), i kryesuar nga kryetari i komunës së Skenderajt, Fadil Nura, dhe me pjesëmarrje të anëtarëve tjerë, ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt, në të cilën janë disktuar çështje të interesit të përgjithshëm. Situata e sigurisë është vlerësuar shumë e mirë dhe e qetë, konstatim ky që u bë nga komandanti i Stacionit Policor në Skenderaj, Muhamet Kajtazi. Edhe siguria në komunikacion është në nivele të kënaqshme, ndërsa policia e Kosovës është e gatshme për mbarëvajtje të trafikut tani kur pritet ardhja e bashkatdhetarëve. Sa u përket bashkatdhetarëve, komuna e Skenderajt është duke përgatitur aktivitete kulturore, argëtuese e sportive dhe një sërë aktivitetesh tjera. Drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Alban Berisha tha se i gjithë organizimi po bëhet në mënyrë që bashkatdhetarët të kalojnë pushime të këndshme në vendlindje. Ndërkaq drejtori për Bujqësi, Behxhet Maliqi, njoftoi fillimin e fushatës së korrje-shirjes, për të cilën tha se me kohë janë bërë të gjitha përgatitjet që procesi të zhvillohet dhe të përfundojë me sukses.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti ndau mirënjohje për zyrtarët policor për kontributin e tyre në zbardhjen e rasteve të vjedhjeve dhe sigurisë publike

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga drejtoresha e Arsimit, Arta Ajeti …