Brickos

Këtë të diel (17 shtator 2023) me Happy Trails Kosovo dhe Visit Deçani, në Majën e Gjeravicës 2656m/lartësi mbi detare

Këtë të diel (17 shtator 2023) me Happy Trails Kosovo dhe Visit Deçani, në Majën e Gjeravicës 2656m/lartësi mbi detare! Ecja do të fillojë nga Bjeshka e Belegut, e kështu do të vazhdojë për në liqenin e Tropojës e më pas në Liqenin e Zemrës, për ata që duan të shijojnë natyrën e bukur pranë Liqenit të Zemrës mund të qëndrojnë aty, ndërsa për më të “fortit” ecja do të vazhdojë për në Majën e Gjeravicës! Pajisjet e nevojshme; cokulla / pllanika, pantallona për ngjitje, pelerina e shiut, duks, syze, krem kundër diellit, shkopinjë për ecje (opsionale). Moti do të jetë i ngrohtë, pjesërisht i vranët (temp. 26°C). Ecja do të jetë e moderuar por e gjatë. Shtegu për ecje ka burime të ujit, kështu që rekomandohet të keni së paku 1.5 L ujë me vete.

  • Pagesa: Mos e fusni dorën në xhep, transportin e keni prej shpisë!

  • Kontakti për rezervime:

Longardi 049 583 099, nga ora 09:00-16:00.

Grumbullimi: 06:00 am, përballë parkingut të RTV 21, ndërsa në Deçan në ora 08:00 am, përballë zyrës së Visit Deçani. Pjesëmarrësit të cilët nuk i ndjekin udhëzimet e guides, Happy Trails Kosovo dhe Visit Deçani nuk marrin përgjegjësi për ta! Vendet janë të limituara, thirr dhe rezervo aventurën tënde!

Ju lutemi furnizohuni me ushqim pasi që nuk do të ketë ndalesa rrugës!

Jetoje jetën!

Deçani, një destinacion i shkëlqyer i natyrës!

May be an image of map, calendar, flag, poster, radar, outdoors and text

Kontrolloni gjithashtu

NË FERIZAJ U SHËNUA DITA BOTËRORE E INFERMIERISË

Dita Ndërkombëtare e Infermierisë u shënua një takim solemn që u mbajt në Galerinë e …