KF,,Bardhosh Gërvalla,, nga Ludwigsburg në Gjermani priten nga i pari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, nënkryetari Sami Cacaj, Kol.Abdyl Mushkolaj nga OVL-UÇK  dhe bashkëpunëtorë të tjerë kanë qenë nikoqir të pritjes së lojtarëve nga Klubi i Futbollit AKV “Bardhosh Gervalla”, nga Ludwigsburg i Gjermanisë.

Gjatë kësaj vizite që i bënë Deçanit, ata fillimisht bënë nderime dhe homazhe në kompleksin e varrezave në Dubovik të Deçanit, aty ku prehën eshtrat e dy Heronjve Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Nënës Ajshe, për të vazhduar rrugëtimin drejt Kompleksit Memorial ,,Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan, aty ku prehën eshtrat e 87  Heronjve dhe Dëshmorëve të Kombit, rrugëtimin e tyre e vazhduan në qytetin e Deçanit ku vendosën lule dhe nderuan Heronjtë Luan Haradinaj, Sali Çekja, Mentor Tolaj, dhe Beg Rizaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi mbajti mbledhjen e radhës me drejtorët e drejtorive

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, mbajti mbledhjen e përjavshme me drejtorët e drejtorive, …