Brickos

Në komunën e Skenderajt po vazhdon aksioni lokal në kuadër të fushatës “Ta pastrojmë Kosovën”

Në komunën e Skenderajt po vazhdon aksioni lokal në kuadër të fushatës “Ta pastrojmë Kosovën”, i cili ka rezultuar me pastrim të shumë hapësirave nga mbeturinat si dhe eliminimin e deponive ilegale. Në baze të planit të veprimit, në javën e parë të aksionit kanë qenë të angazhuara kompanitë private nga komuna e Skenderajt, të cilat janë angazhuar me pajisjet e veta të punës dhe me fuqinë punëtore. Gjatë këtij aksioni janë eliminuar 13 deponi ilegale në këto fshatra: Polac (1 deponi – 1.5 ton mbeturina inerte dhe të tjera), Tërnac (1 deponi – 4 ton ton mbeturina inerte dhe të tjera), Klinë e Epërm (2 deponi – 78 ton mbeturina inerte dhe të tjera), Kryshec (3 deponi – 66.5 ton mbeturina inerte dhe të tjera), Marinë (2 deponi – 32 ton mbeturina inerte dhe të tjera), Prekaz i Epërm ( 1 deponi – 17 ton mbeturina inerte dhe të tjera) dhe Lubovec (3 deponi – 78 ton mbeturina inerte dhe të tjera). Në vazhdën e zbatimit të planit “Ta pastrojmë Skenderajn”, të enjten është mbajtur edhe takimi i radhës i Task-Forcës, i themeluar pikërisht për këtë qëllim, në të cilin kanë marrë pjesë të gjithë akterët relevant, e ku është diskutuar për aksionin e pastrimit. Në këtë takim janë bërë të ditura përgatitjet që po bëhen për vazhdim të aksionit, si dhe janë mobilizuar të gjithë për aksionin e radhës të pastrimit të komunës së Skenderajt, më 2 nëntor.

Kontrolloni gjithashtu

U përmbyll me sukses edhe një edicion i festivalit të folklorit “Anadrinia jehon”

U përmbyll me sukses edhe një edicion i festivalit të folklorit “Anadrinia jehon” në komunën …