Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Hanit të Elezit, ka mbajtur takimin e rregullt, ku është diskutuar mbi gjendjen e pandemisë në komunën e Vitisë. Ky takim është kryesuar nga zëvendëskryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu i cili bëri me dije se deri me tani në këtë komunë janë 38 raste aktive të qytetarëve të prekur me COVID-19, ku nga ta 7 janë të hospitalizuar. Ai kërkoj nga të gjitha partitë politike që mundësisht në këtë kohë të fushatës të ndjekin rekomandimet e IKSHP-së për të parandaluar përhapjen e këtij virusi. Ndërkaq Komandanti i Stacionit Policor në Viti, Afrim Halili ka folur edhe për angazhimet e zyrtarëve policor në këtë kohë të pandemisë por edhe të fushatës zgjedhore në prag të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës. Ai ka folur edhe për situatën e përgjithshme të sigurisë në këtë komunë duke e cilësuar atë si të qetë përpos rastit të fundit te sulmit me thikë të nxënësve. Kurse Hanife Jonuzi, Drejtoresh e Shëndetësisë në Viti bëri me dije se grumbullimet e shumta në tubimet politike gjatë fushatës mund të ndikojnë në rritjen e numrit të infektuarave prandaj kërkoj kujdes të shtuar. E Basri Aliu, Drejtor i Arsimit në Viti bëri me dije se 2 mësimdhënës janë të prekur nga virusi COVID-19, kurse dy të tjerë janë në vetizolim shkaku i anëtarëve të familjes që janë të prekur me virus. Ndërkaq rreth sigurimit të pakove ushqimore dhe higjienike për qytetarët në nevojë ka folur Ajet Sallahu, drejtor komunal në Viti.