KKSB në Malishevë shqyrtoi dhe miratoi Planin e punës për vitin 2019

Këshilli  Komunal  për Siguri në Bashkësi (KKSB) në komunën e Malishevës, mbajti mbledhjen e parë për vitin 2019, e cila është  udhëhequr nga nënkryetari  i Komunës Hajdin Berisha. Berisha para anëtarëve të KKSB-së, foli për situatën e sigurisë për vitin 2018 dhe konstatoi se “falë institucioneve përgjegjëse dhe bashkëveprimit profesional, ishte një vit me siguri publike brenda parashikimeve dhe u menaxhua profesionalisht, e tash me praktikat e fituara do të jemi edhe me funksional për vitin  2019”. Nga të gjithë të përfaqësuarit në KKSB, u zhvillua debat për situatën e sigurisë në Komunën e Malishevës, zhvillimet brenda muajit janar dhe u vlerësua se situata e sigurisë publike është brenda parametrave dhe parashikimeve të parapara, këtë po e ndihmon edhe  fillimi i realizimit të  projektit për instalimin e kamerave të sigurisë në qytetin e Malishevës, që është në fazën përfundimtare. KKSB- pas një debati të gjerë  për Planin vjetor të punës, ku parashihen disa objektiva  dhe aktivitete brenda vitit 2019, siç janë bashkërendimi i iniciativave të përbashkëta të mekanizmave institucional për zgjidhjen e problemeve të sigurisë të çdo komuniteti, rritja e bashkëpunimit të mekanizmave institucional nga  fusha e sigurisë publike, vendosja dhe funksionalizimi i video-vëzhgimeve të hapësirave publike në qytetin e Malishevës, realizimi i projektit për vendosjen e video-kamerave, mbajtja e ligjëratave në shkollat e Komunës së Malishevës, botimi i broshurave për sjellje në situata emergjente dhe në fund e  miratoi dhe rekomandoi për kuvend,  Planin  e Punës për vitin 2019.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Skenderajt do të organizoj akademi përkujtimore për heroin Abaz Thaçi dhe 10 dëshmorë tjerë

Nën organizimin e Shoqatës së sh-Brigadës 138 “Agim Ramadani”, të enjten me 16 maj, në …