Mbahet sesion informues për projektin “Ngritja e kapaciteteve profesionale të të rinjve në sektorin e bujqësisë”

Në sallën e kuvendit komunal të Rahovecit, Organizata joqeveritare Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës (IADK) në përkrahje edhe nga Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, kanë mbajtur sesionin informues për projektin “Ngritja e kapaciteteve profesionale të të rinjve në sektorin e bujqësisë”. Qëllimi i projektit është rritja e mundësisë për angazhimin e të rinjve në tregun e punës përmes ngritjes së kapaciteteve të tyre profesionale. Duke ngritur njohuritë profesionale në aspektin teorik e sidomos në atë praktik, të rinjtë që ishin të pranishëm janë informuar nga zyrtarët e Organizata joqeveritare IADK dhe zyrtarët e DBPZhR-së për mundësi e mëdha për t’u inkuadruar në tregun e punës apo për të shfrytëzuar dijen e tyre për vet-punësim në fermën e tyre. Në fokus të projektit do të jenë:

-Të rinjtë e zonave rurale të cilët nuk kanë mundur të vijojnë shkollimin e lartë, e që merren apo kanë potencial për t’u marrë me aktivitete bujqësore, dhe

-Të rinjtë që kanë përfunduar apo janë në përfundim të shkollimit të lartë në fushën e bujqësisë apo teknologjisë ushqimore.

“Ky grant është financuar nga projekti ‘Përkrahja e Luksemburgut për Shoqërinë Civile në Kosovë’, financuar nga Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF). Dokumentet mund ti dorëzoni në zyrat komunale të Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, përkatësisht tek zyrtari Ilvi Durguti dhe në zyrat e IADK-së. Afati për dorëzimin e dokumenteve është deri me 25 Shkurt 2019.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti nderohet me çmimin për lidership nga Kolegji Universum

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti është pritur sot në një takim nga përfaqësues …