KO- Për shënimin e 16 Qershorit – Ditës së Dëshmorëve dhe Ditës së Çlirimit të Komunës së Malishevës mbajti takimin e parë

Këshilli Organizativ i Komunës së Malishevës, i dalë nga Kuvendi Komunal me përfaqësues të subjekteve politike në Kuvend si dhe nga zyra e kryetarit e po ashtu edhe nga përfaqësuesi i Shoqatave të Dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, mbajti takimin e parë, për shënimin e 16 Qershorit – Ditës së Dëshmorëve dhe Ditës së Çlirimit të Komunës së Malishevës . Takimin e udhëhoqi, Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ku i njoftoi anëtarët e Këshillit Organizativ me ecuritë e punës dhe situatën aktuale me COVID- 19, me të cilën ende përballet komuna e Malishevës , prandaj kësaj radhe edhe pse 16 qershori ka rëndësi të madhe kombëtare për Komunën dhe qytetarët e Malishevës, masat kundër pandemisë me koronavirues duhet të respektohen. Të gjithë anëtarët e KO, u pajtuan me këto masa, dhe duke dhënë kontribut në debat, kërkuan që 16 Qershori, të shënohet, por duke respektuar masat që ende janë në fuqi të rekomanduara, nga IKSHPK. Ata u pajtuan që anëtarët e Këshillit Organizativ të mbajnë edhe një takim, më 11.06.2020, në ora 13:00, ku edhe përfundimisht do të vendosin për mënyrën e shënimit të Ditës së Dëshmorëve dhe Ditës së Çlirimit të Komunës së Malishevës.

Kontrolloni gjithashtu

Njoftim për ndëprerje të qarkullimit rrugor në rrugën “Ilaz Kodra”

Me qëllim të realizimit të projektit për ndërtimin e urës së re mbi Lumin “Klina” …