leoni

Komiteti për arsim, kulturë, rini dhe sport mbajti mbledhjen e (VI) në Komunën e Malishevës

Kryesuesi i  Komitetit për arsim, kulturë, rini dhe sport, Januz Kastrati udhëhoqi takimin  dhe para anëtarëve, propozoi rendin e punës i  cili u miratua unanimisht. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e fundit. Njoftim nga DKRS-ja për përgatitjet e fundit me rastin e Ditës së Çlirimit dhe të Dëshmorëve(16 Qershori). Vizitë në institucionet edukativo-arsimore, kulturore, rinore apo sportive. Kryesuesi, Januz Kastrati, për nder të 16  Qershorit – Ditës së Çlirimit dhe Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Malishevës, uroj të gjithë familjet e dëshmorëve,  nxënësit, mësimdhënësit dhe qytetarët për  kontributin e dhënë dje dhe sot për lirinë dhe arsimin  e Kosovës dhe Malishevës. Pas debatit nga anëtarët e komitetit për temat në këtë takim, ata vizituan edhe dy institucione të arsimit të nivelit të mesëm të ulët.

Kontrolloni gjithashtu

Nesër më 23 tetor promovohet libri “Në emër të gjakut” të autorit Ahmet Prençi

Komuna e Deçanit nën përkujdesjen e kryetarit, z. Bashkim Ramosaj ju fton të merrni pjesë …